• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Haaland “tremb” United dhe Interin: Klubi më bleu për të sjellë tripletën, duam të fitojmë dy finalet e mbetura

02/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është i vendosur t’ua dorëzojë tre trofetë apo tripletën tifozëve të klubit të tij.

Haaland do të nisë nga minuta e parë nesër (e shtunë) finalen e FA Cup kundër Manchester United. Por, pas një jave, City ka edhe një finale tjetër më të rëndësishme. Ata luajnë në finalen e Champions League ndaj Interit dhe janë gati për të fituar të dy trofetë, të cilët do t’i bashkoheshin trofeut të fituar tashmë në Premier League.

“Do të ishte joreale ta bësh këtë histori. Kjo është arsyeja pse më blenë sigurisht, për ta marrë këtë, nuk duhet ta fshehim atë”, ka thënë fillimisht Haaland për “BBC Sport”, kur u pyet për tripletën.

“Do të thotë gjithçka. Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar atë. Është ëndrra ime më e madhe dhe shpresoj që ëndrrat të bëhen realitet”. Por gjithashtu nuk është e lehtë, janë dy finale kundër dy skuadrave të mira që do të bëjnë gjithçka që munden për ta shkatërruar atë”.

Ata do të jenë të motivuar, do të jenë të gatshëm dhe ne duhet të luajmë në maksimumin tonë, sepse nëse e bëjmë, kemi një shans shumë të mirë për ta arritur tripletën”, përfundoi ylli i City./h.ll/abcnews.al

Next Post

Sulmuesi e mbyll me Teutën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.