Jaskiret Singh Bal është pronar i një restoranti të qebapëve dhe dynerëve në Oslo. Ai mori një telefonatë nga Federata Norvegjeze e Futbollit të mërkurën dhe përfundoi duke shërbyer qebapa për të gjithë ekipin kombëtar.
Kjo ndodhi të mërkurën pas fitores së Norvegjisë kundër Kosovës me rezultat 3-0 në Oslo.
“I kam ushqyer pesëdhjetë njerëz nga Federata Norvegjeze e Futbollit”, tha ai për gazetën norvegjeze VG.
Haalandi me shokë e festojnë me qebapa fitoren ndaj ‘Dardanëve’
Natyrisht, në stadiumin Ullevaal kishte shumë njerëz të uritur për qebapa, shkruan sot Aftenposten. Sepse pas fitores 3–0 ndaj Kosovës, pronari i Tasen Cafebar dhe kolegët e tij shkuan në hotelin e lojtarëve për t’i shërbyer atyre dhe stafit mbështetës.
“Djemtë ishin të lumtur. Mund ta imagjinoni pas një fitoreje”, tha Singh Bal derisa përshkroi atmosferën në kampin e kombëtares norvegjeze.
Por qebaptori thotë se nga federata e futbollit u është thënë se janë vetëm tre foto që janë lejuar të shpërndajnë pas natës së të mërkurës.
Singh Bal tregon për efektin e madh nga vizita e Haaland dhe Odegaard vitin e kaluar. Thotë se klientët në restorantin e tij janë shtuar dukshëm pas reklamës që ia bënë dy futbollistët.
Kosova, në anën tjetër, zhgënjeu në një tjetër paraqitje me teknikun e ri në drejtim. Djemtë e gjermanit Franco Foda i shpenzuan edhe 90 minuta të tjerë pa shënuar gol, pas dështimit për të realizuar edhe në miqësoren e kaluar ndaj Hungarisë.
Për më keq, ‘Dardanët’ pësuan tri gola nga Norvegjia, me sulmuesin e klasit botëror, Erling Haaland që realizoi të gjithë golat e këtij takimi.
Për dallim nga Norvegjia, atmosfera në kampin e ‘Dardanëve’ ishte e natyrisht jo e mirë. Trajneri dhe lojtarët refuzuan të paraqiteshin në media pas disfatës së hidhur në Oslo.