Ndërsa Juventusi përgatitet që të zyrtarizojë shitjen e Denis Zakarias në radhët e Monakos, për një shifër pranë 20 milionëve, drejtori Kristiano Xhuntoli duket se ka ndërruar strategji për mesfushën.
Duke parë se Kesi është më pranë Arabisë Saudite, ashtu sikurse Milinkoviç-Saviç, tani ideja e re e njeriut të merkatos bardhezi është Habib Diarra. Ndoshta nuk është një emër shumë i lakuar, por 19-vjeçari që aktivizohet për francezët e Strasburgut ishte një nga zbulimet e sezonit të kaluar.
Modern, elegant me topin, por mbi të gjitha një lojtar që mund të mbulojë të gjitha rolet e mesfushës, e kanë bërë Diarranë një objektiv të rëndësishëm. Dhe mbi të gjitha kushton vetëm 20 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL