Tuesday, 24. March 2026
Sport

Hadërgjonaj: E ëndërrojmë kualifikimin

GS 24/03/2026 2 Min. Lesezeit

Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka thënë se futbollistët e përfaqësueses së Kosovës janë të movituar maksimalisht për ndeshjen historike ndaj Sllovakisë të enjten.

Kosova të enjten luan me Sllovakinë në Bratislavë në ndeshjen e parë të plejofit kualifikues për Botërorin 2026. Nëse fiton, në Prishtinë më 31 mars pret fituesin e duelit Turqi-Rumani.

Në një deklaratë të publikuar nga faqja e Federatës së Futbollist të Kosovës në Facebook, Hadërgjonaj ka thënë se atmosfera brenda ekipit është fantastike.

“Kjo ndeshje jo veç për mua, por për të gjithë futbollistët është historike, që ne të mund të arrijmë në finale dhe pastaj të mund të shkojmë në Botëror. Është e jashtëzakonshme. Jemi të motivuar maksimalisht dhe e kemi ndeshjen në fokus. Besoj që kemi atmosferë të mirë dhe kjo do të na ngritë më lartë”, ka thënë ai fillimisht.

Hadërgjonaj ka thënë se atmosfera ka bashkuar grupin edhe më shumë. Ai ka shtuar se kjo vërehet se si futbollistët po luftojnë për njëri-tjetrin.

Kualifikimin në Botëror ai e ka cilësuar ëndërr të jashtëzakonshme.

“Për mua personalisht ka qenë një ëndërr si në Botëror a Evropian. E kemi pas shansin ndaj Maqedonisë për Evropian, tash na erdhi shansi prapë për Botëror. Është e jashtëzakonshme. E kemi merituar me lojën si ekip. Secili i ka meritat e veta. Për ne është fokusi vetëm të fitojmë gjysmëfinalen, e pastaj të shohim për finale”, ka shtuar ai.

Teilen: