Piloti i Oracle Red Bull Racing, Isack Hadjar, ka pësuar një dëmtim në kyçin e dorës gjatë pushimeve të verës, që do t’i mohojë atij pjesëmarrjen në Çmimin e Madh të Holandës 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuderia, që gjithashtu ka bërë të ditur edhe zëvendësuesin: “I urojmë rikthim të mbarë Liam Lawson, që do të zëvendësojë Hadjar në makinën RB22 këtë fundjavë”.
Red Bull i ka uruar shërim të shpejtë pilotit Isack Hadjar dhe ka falënderuar Liam Lawson që pranoi ftesën për të zëvendësuar në një garë në një kohë kaq të shpejtë. Formula 1 kthehet këtë fundjavë me garën e Holandës. Deri tani janë zhvilluar 11 gara nga Botërori 2026.
Teilen: