• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hajdari drejtë Hoffenheimit

25/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi Albian Hajdari sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë karrierën në Bundesligën e Gjermanisë, kanë raportuar mediumet zvicerane të hënën.

Bëhet e ditur se Hajdari pritet të transferohet tek Hoffenheimi, ekip që pothuajse ka arritur marrëveshje me Luganon për shërbimet e tij.

Hajdari nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e së hënës tek Lugano, duke nxitur edhe më tej spekulimet për largimin e tij nga klubi zviceran gjatë kësaj jave.

Hoffenheimi është në kërkim të një mbrojtësi dhe po e sheh 22-vjeçarin si përforcim ideal, duke pasur parasysh se në dy sezonet e fundit, Hajdari ka regjistruar 110 paraqitje për Luganon.

Ai ka kontratë me ekipin zviceran deri në vitin 2028 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 10 milionë euro, ndërsa këtë verë është kërkuar edhe në Premier League nga Ëest Ham Unitedi.

Me kalimin e tij tek Hoffenheimi, Hajdari do ta shtonte në tre numrin e futbollistëve shqiptar pasi pjesë e këtij ekipi janë edhe Fisnik Asllani e leon Avdullahu.

Next Post

Ndërroi jetë Feriz Parllaku, gjyqtari i njohur i futbollit dhe hendbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.