Mbrojtësi shqiptar, Albian Hajdari gjatë ditëve në vijim pritet të prezantohet te skuadra nga Serie A e Italisë, Torino.
Bëhet e ditur se Hajdari ka marrëveshje personale me Torinon dhe po pret dritën e gjelbër nga Lugano për ta finalizuar lëvizjen e tij.
ADVERTISEMENT
Torino dhe Lugano janë në negociata intensive dhe marrëveshje mund të arrihet së shpejti pasi ekipi zviceran tashmë ka caktuar çmimin për kartonin e 21-vjeçarit.
Për ta lënë të lirë Hajdarin, Lugano po kërkon 5 milionë euro duke pasur parasysh se ai ka kontratë valide deri në verën e vitit 2027.
Hajdari po pëlqehet shumë nga Torino që po e sheh si përforcim për mbrojtjen, sidomos pas transferimit të Alessandro Buongiornos te skuadra e Napolit.
Hajdari prej vitit 2022 është pjesë e Luganos kurse karrierë ka bërë edhe te Juventusi e Baseli.
Ai në kampionatin zviceran ka regjistruar 61 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola, ndërsa ishte pjesë e listës preliminare për “Euro 2024”.