Skuadra e Hoffenheimit do të jetë pa mbrojtësin Albian Hajdari në ndeshjen kundër Borussia Monchengladbachut.
Ndeshja e shtyer Hoffenheim – Gladbach për shkak të kushteve atmosferike, luhet sonte prej orës 20:30 dhe i takon xhiros së 16-të në Bundesligë.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Hajdari nuk është ftuar për këtë ndeshje për shkak të suspendimit dhe do të jetë mungesë e madhe për Hoffenheimin duke pasur parasysh se ai është lojtari me më së shumti prekje të topit në ekip brenda 90-të minutave.
Për dallim prej Hajdarit, dy futbollistët tjerë të Kosovës, mesfushori Leon Avdullahu dhe sulmuesi Fisnik Asllani do të jenë në dispozicion të trajnerit Christian Ilzer.
Si Avdullahu ashtu edhe Asllani pritet të jenë titullarë te Hoffenheimi, ekip që zë vendin e gjashtë në tabelë me 27 pikë dhe kërkon fitoren e nëntë sezonale.


