Wednesday, 11. February 2026
Sport

Hajdari, shtylla e Hoffenheimit në mbrojtje

GS 11/02/2026 2 Min. Lesezeit

Mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdarit i ka mjaftuar pak kohë për t’u ambientuar dhe shndërruar në lojtarin kryesor të mbrojtjes te skuadra e Hoffenheimit.

Në fakt, te Hoffenheimi po e shohin Hajdarin si shtyllë të mbrojtjes, duke u bazuar në paraqitjet e tij këtë sezon në Bundesligë.

Hajdari u transferua në fillim të këtij sezoni te Hoffenheimi nga skuadra e Luganos dhe në 18 paraqitje në kampionatin gjerman, ai ka kontribuar edhe me një gol.

“Nuk jam lloji i personit që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Në vend të kësaj, do të preferoja të bëja punën e ndyrë”, thotë Hajdari, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2029.

E synimi i 22-vjeçarit në sezonin e tij të suksesshëm debutues në Bundesligë, është që me skuadrën e Hoffenheimit ta sigurojë daljen në garat e UEFA-s për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu, Hajdari ka edhe tri ndeshje të luajtur me Kombëtaren e Kosovës  për të cilën debutoi në dhjetor të vitit të shkuar.

Te Hoffenheimi, Hajdari është bashkëlojtarë me Leon Avdullahun e Fisnik Asllanin, të cilët gjithashtu janë pjesë e “Dardanëve”.

Teilen: