Saturday, 24. January 2026
Sport

🔥 “Hajde dalim jashtë” – Granit Xhaka përfshihet në një zënkë me tifozë të West Hamit

GS 24/01/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, është parë shumë i nervozuar teksa po debatonte ashpër me një grup të tifozëve të West Hamit, që ishin të ulur prapa lojtarëve të Sunderlandit në “London Stadium” të shtunën.

Mesfushori 33-vjeçar, që është edhe lider i Sunderlandit, ka shkëmbyer fjalë me tifozët kundërshtarë, në disfatën 3:1 në udhëtim.

Diskutimi ishte aq i ashpër sa që ndeshja u ndërpre për disa momente nga gjyqtari kryesor, Thomas Bramall, i cili diskutoi më pas edhe me trajnerin e West Hamit, Nuno Espirito Santo.

Xhaka, i cili ishte pjesë e ekipit të Sunderlandit por nuk luajti shkaku i lëndimit, e vazhdoi debatin e ashpër edhe pas përfundimit të ndeshjes. Madje duke i kërkuar të sqaroheshin jashtë.

Kamera u fokusua te 33-vjeçari, e më pas palët u larguan nga fusha.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi këtë incident.

Xhaka nuk luajti shkaku i lëndimit.

Teilen: