• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Hajmalia” e “Kuqezinjve”, UEFA i beson drejtësinë në Gjeorgji-Shqipëri “tulipanit” holandez

12/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA i ka dhënë një rëndësi të veçantë takimit të kësaj të hëne që Shqipëria luan në Ligën e Kombeve përballë Gjeorgjisë në Tbilsi.

Fitorja në këtë sfidë mund të jetë përcaktuese për rrugëtimin e dy skuadrave, ndaj për këtë arsye, organizata që drejton futbollin në kontinent, ka caktuar një gjyqtar të njohur.

Bëhet fjalë për holandezin, Danny Makkelie, i cili drejton prej shumë vitesh në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare. Asistentë të tij do të jenë holandezët Hessel Steegstra dhe Jan de Vries, ndërsa gjyqtar i katërt është Allard Lindhout. Në VAR është caktuar Rob Dieperink, ndërsa në AVAR Erwin Blank.

Makkelie është një emër i cili i sjell fat Shqipërisë, pasi në tre takime ku ai ka qenë i pranishëm më parë, ka regjistruar vetëm fitore.

“Hajmalia” holandeze ka qenë gjyqtar i katërt në takimin që Shqipëria fitoi me shifrat 1-0 në Norvegji në mars 2013 falë golit spektakolar të Salihit, ndërsa vetë drejtoi Shqipëri në fitoren 1-0 ndaj Hungarisë, falë Armando Brojës, si dhe në suksesi 3-0 të “Kuqezinjve” tanë ndaj Çekisë, në “Air Albania” vetëm një vit më parë. /i.m /abcnews.al

Next Post

FOTO/ Ultrasit me kore raciste ndaj shqiptarëve, 'Kosova është Serbi' edhe kundër Zvicrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.