• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hajnkes nuk e harron lehtë: Flik është një trajner i përsosur për Barcelonën

23/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Puna e madhe që Hansi Flik ka bërë në muajt e tij të parë si trajner i Barcelonës nuk ka kaluar pa u vënë re. Trajneri gjerman është vlerësuar nga një person që e njeh në mënyrë të përsosur futbollin spanjoll dhe që ka bërë histori në stolin e Bajernit të Mynihut.

flik bajern

Bëhet fjalë për ish-trajnerin Jup Hajnkes, i cili ka dhënë një intervistë për revistën “Kicker” dhe nuk ka nguruar të vlerësojë punën e bashkëkombësit të tij në krye të klubit të Barçës. Hajnkes ka treguar dhe çelësin e suksesit të Flikut. “Ai ka fituar shumë respekt për modelin e punës dhe sjelljen e tij. Lojtarët spanjollë duan të shoqërohen dhe të mbështeten, diçka që Flik edhe pse është disi i rezervuar në karakter ka mundur ta bëjë”.

“Hansi (Flik) është një person i dashur, ai kërkon komunikim – tha Hajnkes – Për fatin e tij edhe lojtarët e Barçës janë në formë dhe po i përgjigjen mjaft mirë atij. Mund të them se Levandovski dhe Rafinja janë shembuj të përsosur”. Jup Hajnkes (79 vjeç) fitoi tripletën me Bajernin në vitin 2013, vit në të cilin u shpall trajneri më i mirë në botë nga FIFA, dhe i dha fund karrierës së tij si trajner në 2018.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Djali i luftës, kosovari që besoi në vendin e tij, do të jetë kërcënimi kryesor i Atletico Madridit” – mediumi spanjoll shkruan për diamantin e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.