Drilon Hajrizi do të jetë pjesë e KB Trepçës edhe për sezonin e ri.
Kampionia e Kosovës, të hënën ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje mne Hajrizin për vazhdimin e bashkëpunimit.
Në njoftim thuhet se Hajrizi ka vazhduar kontratën edhe për një vit dhe pritet të jetë lojtar i rëndësishëm për sezonin 2025/26.
“Drilon Hajrizi zyrtarisht vazhdon me ne edhe për këtë vit. Ai është shtylla e ekipit dhe figurë udhëheqëse brenda dhe jashtë parketit. Vazhdojmë bashkë drejt synimeve të mëdha”, ka shkruar Trepça.