Krah Migen Memellit, në konferencën për shtypin para sfidës së parë me Linfield, në Belfast, doli kapiteni Esin Hakaj, që sikurse trajneri foli me besim për kalimin e raundit.
“Është viti i tretë që luajmë në Conferencë League, kemi bërë mirë, ne, që jemi, dhe ata që kanë qenë. Do mundohemi të japim më të mirën shpresoj të dalim sa më mirë.
Nuk kemi frikë, por ata kanë një ekip të mirë.
Kemi lojtarë të mirë dhe, nëse zbatojmë detyrat e trajnerit, besoj që do të dalim mirë.”
Shiriti i kapitenit: “Kur luan në qytetin tënd, edhe nëse nuk do të isha kapiten, është ajo ideja që po luan për qytetin dhe duhet të japësh më shumë se 100%, por kur je kapiteni duhet të japësh shumë më shumë në çdo aspekt, është diçka shumë e madhe për mua që jam kapiten i Vllaznisë. Jemi përshtatur shumë shpejt me lojtarët e rinj.”
Premtimi për tifozët: “Tifozët presin shumë, thjesht iu premtojmë që do të jemi konkurrentë për titullin kampion. Kemi lojtarë me cilësi, duhet të japim maksimumin këto dy ndeshje, të kalojmë turin dhe më pas të mendojmë për ndeshjet e tjera, e rëndësishme është të kalojmë të parën”.