Grent Halili ishte i pranishëm në konferencën për shtyp ku u prezantuan drejtorin e ri të Tiranës Agim Ibraimi dhe trajneri Bledi Shkëmbi. Ndër të tjera, zyrtari i Tiranës zbuloi se Tirana ka vetëm 2 çështje për t’u zgjidhur me lojtarët dhe asgjë nuk është shqetësuese.
Po ashtu Halili ka treguar se nuk do të nxitohen me vendosjen e objektivave. Fillimisht do të ndërtohet skuadra dhe më pas do të diskutohet me trajnerin dhe drejtorin e përzgjedhur.
“Tirana ka pasur shumë detyrime të trashëguara, me marrjen e klubit nga presidenti u morën përsipër nga ai.
Nuk jam personi i duhur për të thënë në çfarë gjendje ishte atëherë klubi dhe çfarë gjendje tani.
Janë likuiduar, nga ana sportive kanë mbetur 2 çështje që do i përfundojmë në vazhdim. Nuk e shoh shqetësuese për t’u bërë e madhe. Do bëhet konferencë tjetër për këtë gjë. Janë detyrimet e fundit ndaj 2 lojtarëve dhe nuk është gjë e madhe.
Tirana fillimin e këtij cikli do të ketë objektiv vetëm të ndërtojë projekt të shëndoshë dhe sigurt dhe nuk do nxitohemi. Të shohim çfarë merkato do na sjellë dhe do diskutojmë me trajnerin dhe drejtorin. Objektivi tani është që Tirana të ndërtojë ekipin e saj”, u shpreh ndër të tjera Grent Halili.