Tuesday, 19. May 2026
Sport

Hamasi hakon faqen e klubit të madh izraelit: “Allah, fitorja është afër”

GS 07/11/2023 1 Min. Lesezeit

Lufta në Izrael po hyn në muajin e dytë dhe dalëngadalë po përhapet në internet, përcjell lajmi.net.

Të hënën mbrëma, grupi i militantëve palestinezë të Hamasit, arriti të hakonte faqen e klubit më të madh të futbollit në vend, Maccabi Tel Aviv, gjë që shkaktoi zemërim të madh publik.

Në faqen kryesore u shfaq një foto e Abu Ubaida, i cili është PR i krahut të armatosur të Hamasit, me fytyrën e mbuluar dhe mbishkrimin “Allah, fitorja është afër”.

Lajmi u raportua nga Channel 12 i Izraelit me pamje të shumta para se fotografia të hiqej.

Hapoel Ber Sheva dhe Maccabi Netanya përjetuan të njëjtin fat.

Autoritetet e Gazës kanë njoftuar se pothuajse 70 për qind e popullsisë është zhvendosur për shkak të ofensivës izraelite dhe përleshjet vazhdojnë pothuajse çdo ditë./Lajmi.net/

Teilen: