• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hamilton: Dua ta mbyll me nder, më pas do të mendoj për Ferrari

03/12/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gara e fundit e këtij sezoni në Formula 1, ajo që zhvillohet në pistën e Abu Dhabi, do të jetë e fundit për Lewis Hamilton në makinën Mercedes. 7 herë kampioni i botës, vitin tjetër do të kalojë te Ferrari. Ndaj, emocionet për këtë garë të fundit me “shigjetat e argjendta” janë të shumta për pilotin britanik.

“Pas 12 vitesh të pabesueshme këtë fundjavë përgatitemi të shkruajmë kapitullin e fundit të historisë sonë me Mercedes. Ishte një udhëtim i pabesueshëm.

Kur filluam të punonim së bashku në vitin 2013, nuk mund ta imagjinonim se çfarë do të ndodhte. Shifrat janë mbresëlënëse”, u shpreh Lewis Hamilton.

“Më duhet të pranoj se ky ka qenë kombinimi më i suksesshëm në historinë e F1. Së bashku u gëzuam në momentet e lumtura dhe i kaluam krah për krah të vështirat. Marrëdhënia jonë padyshim shkon përtej statistikave dhe jemi krenarë që kemi punuar së bashku”, shtoi më tej piloti britanik.

Më tej, 7 herë kampioni i botës tha: “Kjo fundjavë duhet të jetë një festë e denjë për mua dhe Mercedes. Duam të përfundojmë me një paraqitje të shkëlqyer dhe shpresoj shumë që t’ia dal mbanë të arrij një vend në podium. Dua ta mbyll me nder këtë aventurë me këtë makinë që më dha shumë. Më pas do të mendoj për Ferrari”.

Next Post

Gardiani i Juventusit pas barazimit me Leçen, Perin: Nuk duhet të na vijë keq për veten tonë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.