Lewis Hamilton, shtatë herë kampion bote në Formula 1, po kalon një moment të vështirë për shkak të gjendjes shëndetësore të qenit të tij të dashur, Roscoe, një bulldog që e shoqëron prej vitit 2013 në çdo hap të karrierës. Piloti britanik ka zgjedhur rrjetet sociale për t’u hapur me fansat dhe për t’u kërkuar atyre mbështetje dhe lutje.
Hamilton zbuloi se Roscoe është prekur sërish nga problemet me mushkërinë (ftohje) dhe ka pasur vështirësi në frymëmarrje. Gjatë ekzaminimeve në një klinikë veterinare, kafsha pësoi edhe një arrest kardiak, por u arrit të rianimohej. Megjithatë, gjendja mbetet kritike, pasi Roscoe ndodhet në koma. “Nuk e dimë nëse do të zgjohet. Jam pranë tij dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve për lutjet dhe mbështetjen,” – shkroi Hamilton.
Për shkak të kësaj situate, kampioni britanik nuk ka marrë pjesë në testet e Mugellos, ku është zëvendësuar nga piloti rezervë, Guanyu Zhou. Ndërkohë, në pistë kanë qenë edhe Charles Leclerc me Ferrarin dhe Romain Grosjean, i cili ka marrë mundësinë të ngasë sërish një makinë të Haas si pjesë e një “farewell tour”, pesë vite pas aksidentit të tij të rëndë në Çmimin e Madh të Bahreinit.