• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hamilton: I zhgënjyer nga kush komandon, u përdorën standarte të dyfishta

27/10/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Charles Leclerc e përfundoi Çmimin e Madh të Meksikës në vendin e dytë, por Lewis Hamilton mund ta kishte zënë vendin e monegaskut. Kampioni shtatë herë i botës ishte i dyti në kthesën e parë pas startit, por prerjet në pistë të Leclerc dhe Verstappen krijuan kaos.

Hamilton kërkoi me radio pozicionin e tij dhe më pas u sulmua nga Verstappen, ku gjatë duelit ai doli në bar dhe preu shkurt, duke mos arritur të rifitonte pozicionin dhe duke u ndëshkuar me një penalitet prej 10 sekondash. Kjo e kompromentoi garën e Hamilton, i cili përfundoi në vendin e tetë.

“Jam i zhgënjyer nga ata që janë përgjegjës. Ka standarde të dyfishta. Gjërat nuk shkuan siç shpresoja. Pata një nisje të mirë, por gjithçka ndryshoi për shkak të disa vendimeve përtej kontrollit tim dhe, që nga ajo kohë, ishte e pamundur të rikuperohesha”, deklaroi Hamilton.

“Në përgjithësi, patëm një makinë të mirë gjatë gjithë fundjavës dhe jam mirënjohës për progresin që kemi bërë si ekip. Mezi pres për Brazilin, është një nga garat e mia të preferuara. Do të jetë e veçantë të garoj atje për herë të parë me Ferrari”, tha britaniku.

Next Post

Juventus shkarkon Igor Tudor nga posti i trajnerit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.