• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, January 12, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hamilton: Kisha nevojë për këto pushime, tani është koha për ndryshim

08/01/2026
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

41 vjeç dhe me shumë sfida për t’u përballur, jo vetëm në Formula 1. Lewis Hamilton është gati të rinisë nga e para, pasi kaloi vjet sezonin më të keq të karrierës së tij, në debutimin e tij me Ferrari. Një “martesë” e cila deri më tani nuk ka arritur të japë rezultatet që ai shpresonte: Zero podiume në 24 garat e sezonit të tij të parë.

Pas disa ditësh pushimesh të kaluara me familjen dhe miqtë në dëborë, në ditëlindjen e tij të 41-të, Hamilton u dërgoi një mesazh fansave të tij në profilet e tij në mediat sociale. “Një tjetër rikthim. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë pushim. Koha për t’u shkëputur, për t’u rimbushur dhe për të gjetur pak paqe të brendshme”, shkruan britaniku.

Më tej, 7 herë kampioni I botës tha: “Koha me familjen dhe miqtë, pushimi dhe të qeshurat e mira ishin ato që më nevojiteshin pas një viti shumë të lodhshëm. Në një botë që lëviz kaq shpejt, ku tërhiqemi vazhdimisht në kaq shumë drejtime, unë vërtet u shkëputa nga priza dhe ishte ndjesia më e pabesueshme”.

“E kuptoj që po hyjmë në Vitin e Kalit dhe po lëmë pas Vitin e Gjarprit (duke iu referuar horoskopit kinez). Koha për ndryshim është tani. Jini vetvetja dhe mos harroni kurrë se kush jeni. E mësova këtë nga shumë prej jush që ma thanë këtë në vitin 2025 dhe nuk do ta harroj kurrë më! Mbështetja juaj do të thotë gjithçka për mua”, tha Hamilton.

Next Post

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.