• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hamilton merr vendimin befasues

02/07/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, është pranë kalimit si protagonist edhe në kampionatin e Moto GP. 7 herë kampion i botës në Formula 1 ka pranuar gjithnjë se është i apasionuar pas garave të motoçiklizmit, aq sa ke vendosur të bëjë një hap të madh.

Sipas mediave italiane, piloti i ardhshëm i Ferrari është në bisedime me Gresini Racing për të blerë “ekipin satelit” të motorit Ducati në MotoGP.

Thashethemet u publikuan së fundit nga revista “The Race”, sipas të cilit Hamilton ka shprehur interes për të blerë ekipin Ducati Gresini Racing nga shefja aktuale e ekipit Nadia Padovani.

Madje një anëtar i rrethit të ngushtë të pilotit të Formula 1 ka deklaruar se përfaqësuesit ligjorë të Hamilton po vlerësojnë qëndrueshmërinë komerciale të marrjes së ekipit. Ata kanë qenë fundjavën e fundit në Assen, ku u zhvillua gara e fundit e Moto GP, për bisedime me pronarët aktuale.

Pilotët aktrualë të skuadrës italiane të motoçiklizmit janë vëllezërit Marc dhe Aleix Marquez. Pak kohë më parë, pronarët e Formula 1, Liberty Media, blenë kuotat e Moto GP, duke u bërë pronarët e rinj të kategorisë më të rëndësishme të dyrrotakëve.

Në rast se ndodh edhe kjo blerje e Ducati Gresini nga Lewis Hamilton, jemi pranë një momenti historik në këtë sport, me Formula 1 që shtrin gjithnjë e më shumë “khtetrat” e saj në Moto GP.

Next Post

​Xhaka në dyshim për sfidën me Anglinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.