• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hamilton ndihet i shkatërruar pasi gjatë garës në Formula 1 e shkeli një ketër

16/06/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lewis Hamilton zbuloi se e kishte goditur një ketër, i cili ia dëmtoi paksa makinën e tij Ferrari në Çmimin e Madh të Kanadasë të dielën mbrëma.

Hamilton e nisi garën në Montreal si i pesti dhe dukej se po shkonte në një rrugë pozitive, por më pas e humbi hapin, shkruan “Yahoo”.

Rishikimet televizive tregojnë se vetura e tij Ferrari e goditi një ketër të madh (marmot), një problem i zakonshëm në “Circuit Gilles Villeneuve” në Notre Dame Island në Montreal, gjë që rezultoi të bëhej një vrimë në dyshemenë e SF-25 të tij.

Më pas, britaniku nuk kishte shpejtësi të mjaftueshme duke e humbur afërsisht një gjysmë sekonde në xhiro, ndërsa përfundoi në vendin e gjashtë pas shokut të tij të skuadrës, Charles Leclerc.

“Deri në atë periudhë ndihesha mirë. Starti ishte i mirë, e mbajta pozicionin, po ndihesha optimist dhe më pas unë nuk e pashë se çka po ndodhte, por e dëgjova se e godita një objekt”, deklaroi Hamilton pas garës.

“Është shkatërruese për mua, i dua kafshët dhe jam shumë i trishtuar për këtë, është e tmerrshme. Kjo nuk më kishte ndodhur kurrë këtu mua, por dyshemeja e kishte një vrime në të”, shtoi ai.

Ish-ekipi i Hamiltonit, Mercedes, e siguroi një podium të dyfishtë dhe fitoren e parë të sezonit me George Russell.

Adoleshenti italian Kimi Antonelli gjithashtu e siguroi podiumin e tij të parë në Formula 1, ndërsa Hamilton nuk e ka siguruar ende podiumin me Ferrarin në këtë sezon.

Next Post

Muslija do të kthehet te Hannoveri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.