Ka kaluar një javë nga gara e fundit në Spanjë dhe piloti britanik i Ferrari, Lewis Hamilton, përpiqet të bëjë një bilanc të kësaj periudhe me “kokëkuqen”. 7 herë kampion i botës në Formula 1 pranon se gara e fundit ishte një makth i vërtetë.
Ai ka deklaruar se në Barcelonë përjetoi garën e tij më të keqe që kur piloton në F1. “
Është gara më e keqe që kam pasur ndonjëherë për sa i përket balancimit të makinës. Nuk ka asgjë pozitive në të“, tha Lewis Hamilton.
Britaniku ishte mjaft drastik në gjykimin e tij për makinën SF-25: “Unë nuk e kam idenë pse krijon të gjitha këto ulje dhe ngritje. Ka diçka që nuk shkon me këtë makinë. Është më e keqja që kam drejtuar ndonjëherë“.
“Jam i sigurt se skuadra nuk do të gjejë përgjigje për këtë situatë. Ndoshta është vetëm faji im që nuk po arrij të jem konstant me këtë makinë. Por e di se duhet të punojmë shumë së bashku të gjitha palët për ta kaluar këtë moment”, tha Hamilton.