• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hamilton: Nuk e prisja vendin e katërt,

20/05/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas provave zyrtare të së shtunës, ku Ferrari zhgënjeu me të dy pilotët e saj, gara e së dielës në Imola ishte më e mirë për “kokëkuqen”.

Strategjia, menaxhimi i gomave dhe hyrja e makinës së sigurisë i dhanë një dorë pilotëve të Ferrari.

Lewis Hamilton, që e nisi garën nga vendi i 12-të e përfundoi atë në vendin e katërt. Një rezultat, që siç konfirmon piloti britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk e priste aspak pas problemeve që hasën ditën e shtunë.

“Jam shumë i lumtur. Shpirti i Imola është i jashtëzakonshëm, faleminderit të gjithëve.

Nuk dija çfarë të prisja dhe duhet të them që ishte e veçantë për mua kur pashë këtë ‘det të kuq’. Mendoj se ishte një nga vitet me audiencën më të madhe dhe entuziazmin më të madh”, tha Hamilton.

Më tej, ai shtoi: “Ishte një flamur i madh i Ferrari që më kujtoi vitet e Schumacher.

Sa i përket garës, nuk e prisja vendin e katërt, por makina më dha ndjenja të mëdha. Skuadra bëri një punë fantastike. Po arrijmë ngadalë atje ku duam. Mendoj se pas kësaj gare mund të mendojmë për fitore”.

“Me inxhinierin tim Riccardo Adami bëmë një punë të mirë në nivelin e komunikimit. Qëndruam të dy të qetë. Punë e shkëlqyer ekipore dhe ekzekutim i shkëlqyer. Më duheshin edhe disa xhiro për të shkuar në gjueti për podiumin”, tha Hamilton.

Next Post

Manchester United mbyll marrëveshjen e parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.