• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hamilton: Nuk erdha këtu për presion

13/03/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse për Lewis Hamiltonin nuk është hera e parë që nis një sezon të Formula 1, kjo do të jetë hera e parë për të si një pilot i Ferrari. 7 herë kampioni i botës është gati për debutimin e tij me “kokëkuqen”, në garën e parë sezonale që do të zhvillohet këtë fundjavë në Australi.

Në Melburn, në konferencën për shtyp, ai ishte “ylli më i kërkuar” nga mediat.

Piloti veteran u shfaq shumë i sigurt në vetvete, i bindur për vlerën e shtuar që mund t’i sjellë makinës italiane dhe aspak i shqetësuar nga vëmendja e madhe mediatike që do të rrethojë këtë dyshe të pabesueshme.

“Mendoj se me kalimin e viteve presioni që i kam bërë vetes ka qenë gjithmonë 10 herë më i madh se çdo presion që dikush tjetër mund të më bëjë.

Unë nuk erdha në këtë ekip për të ndjerë presionin, por për rezultate, për trofe dhe titujt kampionë”, u shpreh Hamilton.

Më tej, britaniku komentoi sezonin e ri në Formula 1.

“Unë kam pritshmëri për veten time. Unë e di se çfarë mund të sjell, e di që mund të arrij rezultate.

Unë e di se çfarë duhet për ta bërë këtë gjë realitet. Është vetëm një çështje që të ulësh kokën dhe të punosh. Unë hyj në këtë fundjavë me një mendje shumë të hapur,” tha mes tjerash Hamilton.

Next Post

Mbappe kthehet te Franca, e konfirmon Deschamps

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.