Sezoni 2025 në Formula 1 nuk ka qenë aspak pozitiv për pilotin britanik Lewis Hamilton. Ai erdhi te Ferrari pritshmëri të mëdha, por vetëm triumfi në garën sprint të Kinës është shumë pak për 7 herë kampionin e botës.
“Nga ky moment e deri në garën e Montmeló do të përpiqemi të zhbllokojmë disa performanca që nuk kemi qenë në gjendje t’i shfrytëzojmë. Po ndjekim planin tonë. Shpresojmë që të marrim më shumë se sa bëmë në garën e fundit”, tha Hamilton.
Më tej, britaniku shtoi: “Në Spanjë do të duhet të vendosin një krah të përparmë të ndryshëm. Do të jetë interesante të shohim se si do të ndikojë në pistë. Makina ende ka shumë performancë që nuk kemi mundur t’i zhbllokojmë”.
“Nuk mund t’ia mbyllim derën asnjë ideje, duhet t’i mbajmë sytë hapur dhe kokën lart. Duhet të vazhdojmë të shtyjmë me pritjet dhe qëllimin e fitores.
Ky është qëllimi çdo fundjavë. Kur jam ulur këtu me inxhinierët, e pyes veten se si do ta fitojmë këtë fundjavë”, shtoi Hamilton.
“Ndoshta jam paksa shumë i sigurt, por kështu duhet t’i qasemi çdo gare. Duhet të vish pozitiv dhe agresiv. Nuk do të hyj në këtë fundjavë duke menduar se do të jemi të shtatët ose të tetët. Dhe do ta ndryshoj këtë mentalitet”, tha Hamilton.
Në fund, ai shtoi: “Është e vërtetë se McLaren është më shumë se 100 pikë para nesh, por sezoni është ende i gjatë. Gjërat mund të ndryshojnë dhe risitë që do të vijnë gradualisht kanë pikërisht këtë qëllim.