• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hamilton, optimist para garës së Azerbajxhanit: Shpresa është podiumi me Ferrarin

18/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lewis Hamilton duket i ndryshuar jo vetëm në fytyrë, por edhe në qëndrim, teksa përgatitet për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Piloti britanik nuk e përjashton mundësinë për të siguruar podiumin e parë me Ferrarin, në një pistë ku vitet e fundit ka shkëlqyer veçanërisht shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc, autor i të gjitha ‘pole position’ në Baku që prej vitit 2021.

Në prag të garës, Hamilton u shfaq optimist:

“Një fitore mund të duket e pamundur, pasi kam qenë zakonisht i gjashti, i shtati ose i teti këtë sezon. Por do të më pëlqente shumë të ngjitesha në podium për ekipin. Charles ka arritur tashmë katër ose pesë podiume,” u shpreh ai në ambientet e Ferrari-t.

Britaniku shtoi se ndihet më i sigurt pas disa përmirësimeve të fundit:

“Jam optimist për fundjavën. Besoj se kam zbuluar disa gjëra të rëndësishme dhe tani më mbetet të punoj për t’i shfrytëzuar. Shpresoj që kjo garë të jetë fillimi i diçkaje të re…”

Pas ndjesisë më konkurruese në Monza, Hamilton pret që Baku të shënojë një hap tjetër pozitiv, duke e larguar nga periudha e vështirësive që ka kaluar.

Një element teknik që ngjall shpresa për Ferrarin SF-25 është kapaciteti i lartë i aderencës mekanike. “Është një makinë shumë ndryshe nga ato që kam pilotuar më parë këtu. Pres me padurim të shoh si do të sillet dhe çfarë mund të arrij me të. Ky model ka shumë më tepër stabilitet mekanik krahasuar me makinat e mia të kaluara. Shpresoj që të funksionojë mirë në këtë pistë,” tha shtatë herë kampioni i botës, i cili e ka fituar garën e Bakusë në vitin 2018.

Ferrari dhe tifozët e saj shpresojnë që kjo fundjavë të jetë pikënisja e një kapitulli të ri për Hamilton në aventurën e tij italiane.

Next Post

Mourinho kthehet në Portugali, merr drejtimin e Benficas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.