• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hamilton penalizohet dhe humbet një pozicion: Problemet me frenat po na kushtojnë shumë

06/10/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Nga vendi i pestë në të tetin brenda pak xhirosh. Gara e Singaporit përfundoi me një shije të hidhur për Lewis Hamilton, i cili, falë një ndalese shtesë në boks dhe kalimi në goma të buta, kishte arritur të ngjitej në vendin e pestë, duke ndjekur Antonelli.

Megjithatë, frenat në makinës së tij Ferrari nuk mundën të përballonin ngarkesën e imponuar nga pista unike dhe e ndërlikuar e Marina Bay. Ndaj, anglezi u detyrua të hapë krahun dhe ta mbyllë garën në vendin e shtatë.

Pozicion që më pas u humb në dëm të Fernando Alonso, pas penalizimit me 5 sekonda për mosrespektimin e kufijve të pistës në xhiron e fundit. Ndaj, Hamilton e mbylli garën në vendin e tetë.

“Ditët e fundit kanë qenë sfiduese, por padyshim ka disa gjëra pozitive për t’u nxjerrë. U ndjeva rehat në kabinën e pilotit gjatë gjithë fundjavës dhe patëm një ritëm të shkëlqyer në pjesën e fundit të garës“, tha Hamilton.

“Gomat e buta na dhanë një shpejtësi të shkëlqyer për të sulmuar dhe më lejuan të ngushtoja një diferencë të madhe me makinat përpara. Por, për fat të keq, një problem me frenat na kushtoi një lëvizje parakalimi dhe mundësinë për të fituar më shumë pikë”, shtoi britaniku.

“Ne kishim potencialin të ishim më përpara këtë fundjavë, duke filluar nga kualifikimet. Qëllimi është të maksimizojmë paketën tonë përpara Austin dhe të ekzekutojmë gjithçka në mënyrë perfekte për të sjellë në shtëpi sa më shumë pikë të jetë e mundur”, tha Hamilton.

Next Post

Tudor i ashpër me Zhegrovën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.