• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hamilton përmbushi ëndrrat e tij- prezantohet te Ferrari dhe fiton zemrat e tifozëve

20/01/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Piloti legjendar britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, nga sot është anëtar i Ferrarit, pasi u shfaq për herë të parë në Maranello dhe e nisi me një ritëm djallëzor detyrash.

Britaniku tha se më në fund kishte përmbushur ëndrrën e tij për të vozitur në “të kuqtë e famshme”.

Pas 13 viteve të suksesshme në Mercedes, Hamilton kaloi te Ferrari. Nga ky vit, ai do të jetë partneri i Charles Leclerc në Ferrari dhe kështu do të përpiqet të sfidojë Max Verstappen dhe pjesën tjetër të elitës në kampionat.

Britaniku bëri paraqitjen e tij të parë në Maranello mëngjesin e sotëm dhe u prezantua si piloti i ri i Ferrarit.

Në bazën atje, ai ka një orar të vështirë në javën e parë, duke përfshirë një seancë, takime të shumta me inxhinierë dhe punonjës dhe përshtatje me ekipin e ri.

Hamilton do të bëjë testin e parë në pistë në Fioriano të mërkurën. Teksa nisi një kapitull të ri në karrierën e tij, Hamilton njoftoi menjëherë në rrjetet sociale, duke fituar zemrat e fansave me një deklaratë në italisht.

“Janë disa ditë që e di se do t’i mbash mend gjithë jetën dhe sot, dita ime e parë si ngasës i Ferrarit, është prej atyre ditëve”.

“Isha mjaftueshëm me fat për të realizuar gjëra në karrierën time që mendoja se ishin të pamundura. Por një pjesë e imja është mbajtur gjithmonë pas asaj ëndrre për të garuar me ngjyrën e kuqe. Nuk mund të jem më i lumtur që e realizoj këtë ëndërr sot. Sot po e fillojmë një epokë të re në histori të këtij ekipi ikonik dhe mezi pres të shoh se çfarë rrëfimi do të shkruajmë së bashku”, shkroi Hamilton.

Krahas njoftimit në italisht, Hamilton ka pozuar para bazës së Ferrarit me modelin e vjetër legjendar F40.

Sezoni i Formula 1 e viit 2025 fillon në mars me Çmimin e Madh të Australisë në Melburn, kur Hamilton do të bëjë debutimin e tij në ekipin e ri. 

Next Post

Protagonist absolut në këtë sezon të Champions, Zhegrova nuk ia del për duelin me Liverpulin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.