Friday, 30. January 2026
Sport

Hamilton regjistron kohën më të mirë ditën e fundit të testeve në Montemelò

GS 30/01/2026 2 Min. Lesezeit

Ditën e fundit shkëlqen Ferrari, që në xhirot e fundit regjistron kohën më të mirë para nisjes së sezonit, 1’16’’348. Ndjek kampioni në fuqi Lando Norris, me 1’16’’594. Mercedes lider për numrin e xhirove.

Testet parasezonale të Formula 1 janë mbyllur sot në Montmelò, pas 5 ditësh në pistë. Kohën më të mirë të sesionit të fundit e ka regjistruar britaniku i Ferrarit, Lewis Hamilton. Ai ishte më i shpejti në këto 5 ditë, me 1’16’’348 të arritur gjatë pasdites, pas montimit të gomave soft. I dyti kampioni i botës në fuqi, Lando Norris, i cili në timonin e McLaren sot kapi kohën 1’16’’594, me një të dhjetat avantazh ndaj Ferrarit të Charles Leclerc.

Kohët e këtyre testeve në fakt tregojnë pak në krahasim me paraqitjet reale të makinave. Ajo që ka rëndësi, nga çfarë u pa në Barcelonë, ka të bëjë me vazhdimësinë e disa skuadrave. Mercedesi ka bërë në 3 ditë 500 xhiro në total, me 2325 kilometra pa probleme evidente të ‘power unit’. Duke llogaritur edhe xhirot që motori Mercedes bëri me skuadrat Alpine dhe McLaren (mungoi Williams) janë 1000 xhirot totale.

Mirë edhe Ferrari, që me ndihmën e klientëve Cadillac dhe Haas, shkon më shumë se 800 xhiro me ‘power unit’ e Maranelos. Për skuadrën e Fred Vasseur edhe puna e fundit në pistë ishte pozitive, me Leclerc që u duk i kënaqur nga 79 xhirot në Barcelonë.

Dita e fundit ishte e rëndësishme për Audin, që në fillim kishte pasur probleme. Protagoniste e ditës së fundit ishte sigurisht Aston Martin i Adrian Newey, që bëri një sesion të kompletuar me Fernando Alonson. Skuadra ka mbledhur të dhëna që do t’i shërbejnë për të shkuar në Bahrejn me njohuri të thella për makinën dhe punën e zhvilluar.

Teilen: