Edhe pse triumfoi me Ferrari në garën sprint në Kinë, piloti britanik Lewis Hamilton shprehet se ende nuk ndihet komod duke drejtuar “kokëkuqen”. Ai është renditur gjithnjë pas shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc.
Në prag të garës së Majemi, piloti britanik po kërkon ndjenja pozitive:
“Për momentin, shumë gjëra më pengojnë të jem i qëndrueshëm, por edhe muajt e parë te Mercedes nuk ishin të lehta”.
“Po punoj sa më shumë që të jetë e mundur për t’u përshtatur. Nuk e di çfarë të pres këtu në Majemi, por do të përpiqem të bëj më të mirën që mundem”, tha 7 herë kampioni i botës në Formula 1.
“Leclerc pati një garë të shkëlqyer në Jeddah, duhet ta përsërisim këtë. Të përshtatesh menjëherë është e vështirë, por kështu është për të gjithë“, tha Hamilton.