• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hamilton thotë fjalët e fundit si pilot i Mercedesit: Do të më mungojë, ka shumë dashuri në këtë skuadër

08/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lewis Hamilton zhvilloi garën e tij të fundit për Mercedesin në Çmimin e Madh të Abu Dhabit, këtë të diel. Shtatë herë kampioni i botës largohet nga ekipi gjerman i konstruktorëve pas 12 vitesh. Në lamtumirë, ai pati një garë të shkëlqyer, duke e mbyllur në vendin e pestët, edhe pse në start ishte i 16-ti.

“Në fillim të garës isha pak i ngadalshëm, ishte një garë e vështirë. Në fazën fillestare kam pasur disa vështirësi, por në fund jam përmirësuar shumë. Ai fund ishte i mrekullueshëm!”, deklaroi Lewis Hamilton ekskluzivisht për F1 TV.

Britaniku, në fund të garës, rezervoi disa fjalë për Mercedesin, duke bërë homazhe për makinën njëvendëshe që e çoi në lavdinë e motorsportit si një nga dy pilotët me më shumë tituj botërorë në Formula 1, përkrah gjermanit Michael Schumacher. “Ishte hera e fundit në kabinën e një Mercedesi! U përpoqa ta shijoja këtë moment. U përpoqa ta bëja gjatë garës, por ishte kaq intensive, me shumë punë dhe përqendrim për të vozitur… prandaj e desha atë moment vetëm për veten time, me makinën time. Është një moment historik, është një histori që ka mbetur, për mua… Të gjitha garat e mia janë ‘drejtuar’ nga Mercedesi, gjithë suksesi që patëm…”, tha piloti britanik që do të kalojë në Ferrari nga viti 2025.

“Do të më mungojë shumë Mercedesi. Sepse unë kam punuar me ta çdo ditë për 12 vitet e fundit. Ka shumë dashuri në këtë skuadër… Nuk po shkoj askund, jam gjithmonë aty, afër”.

Next Post

Lideri i mbrojtjes “bën me zemër” tifozët, Van Dijk pranë largimit nga Liverpool

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.