• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hansi Flick konfirmon planin që ka për Lamine Yamal para sfidës ndaj PSG-së

27/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona shpreson të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj Real Sociedad, të cilët do t’i presë të dielën pasdite në “Estadi Olimpic Lluis Companys”.

Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri Hansi Flick foli për mediat në një konferencë për shtyp.

Sipas Diario AS, Flick u ndal te sfida ndaj Real Sociedadit, ndaj së cilës është përqendruar plotësisht, pavarësisht përballjes së madhe që e pret Barcelonën në Ligën e Kampionëve ndaj kampionëve në fuqi të Europës, Paris Saint-Germain.

“Ata kanë një ide të qartë loje. Kanë sulmues fantastikë dhe disa lojtarë teknikë. Është një mundësi e mirë për të treguar cilësinë tone”, ka thënë gjermani fillimisht.

Flick gjithashtu u pyet për situatën e Lamine Yamal, i cili është shpallur i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Sociedad.

18-vjeçari ka pak gjasa të nisë si titullar për shkak të mungesës së ritmit të duhur, megjithatë do të aktivizohet për disa minuta me qëllim që të rikthehet në formë për sfidën ndaj PSG-së.

“Ai do të jetë në skuadër nesër dhe do të marrë disa minuta. Nuk kam ndjesinë që mund të pësojë ndonjë rikthim të dëmtimit, edhe pse askush nuk mund ta dijë me siguri. Është momenti i duhur për t’u rikthyer”.

Barcelona konsiderohet favorite për të kaluar Sociedadin, e cila mori fitoren e parë të sezonit vetëm në mesjavë ndaj Mallorcës.

Megjithatë, Flick nuk do ta marrë ndeshjen si të lehtë, një qasje që pritet nga një profesionist i nivelit të tij, edhe me ndeshjen vendimtare ndaj PSG-së që po afrohet.

Next Post

Xabi Alonso reagon ashpër pas disfatës së thellë të Realit ndaj Atleticos në derbin e Madridit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.