Skuadra e Barcelonës ka vendosur që të apelojë sot vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës Sportive në Spanjë ditën e djeshme, i cili ka vendosur që të pezullojë me një ndeshje teknikun gjerman pas episodeve të takimit me Girona-n.
Siç dihet ndeshja e radhës e Barçës është ajo e të dielës pasdite ku do të ndeshet me ekipin e Real Madridit. Duke parë kontektstin Barcelona nuk është dorëzuar dhe ditën e sotme do të apelojë vendimin e Komisionit të Disiplinës Sportive pasi kërkon të ketë më ç’do kush në stol gjermanin në klasiken e futbollit iberik.


