• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hansi Flick shpërthen ndaj futbollistëve të tij, nuk dinë për fitore që katër ndeshje

21/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk dinë për fitore që katër ndeshje, Hansi Flick shpërthen ndaj futbollistëve të tij.

Kombëtarja e Gjermanisë ka pësuar një tjetër humbje në muajin qershor, kësaj radhe nga Kolumbia.

Të besuarit e trajnerit Hansi Flick janë mposhtur me rezultat 0-2 në ndeshjen e zhvilluar në Veltins Arena të Gelsenkirchen para 50 mijë tifozëve të pranishëm.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Gjermaninë, që në katër ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore duke marrë vetëm një barazim e tre disfata.

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e futbollistëve të tij, duke thënë se kërkohet një analizë e thellë për humbjet e njëpasnjëshme.

“Tepër i zhgënjyer. Kontingjenti nuk ishte në gjendje të vinin në zbatim lëvizjet që kemi aplikuar në seancat stërvitore. Ne dëshironim të provonim diçka ndryshe në këto teste, por ja që përfundimi nuk dha produktivitet”.

“Justifikimet janë të kota në këtë pikë. Kërkohet një analizë e thellë për të kuptuar se çfarë po ndodh. U kërkoj falje tifozëve, ata besonin te ne”.

“Shpresoj se skena të tilla do të harrohen. Komponenti, i cili më shqetëson më tepër koçidon me mungesën e besimit te grupi. Eliminimi i këtij faktori mbete jetik”, deklaroi Hansi Flick.

Gjermanët do të rikthehen në fushë në muajin shtator, ku kanë në program dy ndeshje miqësore për t’i zhvilluar brenda pesë ditëve. Ata fillimisht do të përballen me Japoninë më 9 shtator dhe tre ditë më vonë takohen me Francën.

Next Post

Kualifikimet e Ligës së Kampionëve/Strugën e pret ferri, Ballkani me fat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.