Trajneri i Barcelonës Hansi Flick,ka folur për humbjen kundër Sevillës në La Liga.
Tekniku gjerman ka deklaruar se humbja ndaj andaluzianëve nuk është më e keqja,dhe se disa gjëra sipas Flick duhen ndryshuar në ditët dhe javët në vazhdim.
“Më e vështira ishte sigurisht gjysmëfinalja në Milano (kundër Interit). Duhet ta pranoj këtë humbje dhe ta shoh nga ana pozitive. Duhet të ndryshojmë gjërat që nuk po i bëjmë mirë, veçanërisht gabimet e pjesës së parë. Nuk kemi pasur kontroll në disa hapësira. Por nuk është humbja më e vështirë.”
Përndryshe Flick pranoi gjithashtu se pushimi ndërkombëtar vjen në një kohë shumë të mirë për skuadrën e tij të Barcelonës,dhe se deri atëherë skuadra mund të këndellet nga kjo situatë që është tani.
Kujtojmë që Barcelona humbi 4:1 ndaj Sevillës në La Liga,duke e humbur kështu edhe pozitën e parë në tabelë në La Liga.