Trajneri i Barcelonës Hansi Flick është shprehur i lumtur pas fitores kundër Athletic Bilbaos.
Tekniku gjerman pas ndeshjes ka thënë fjalë të mira për Pedrin,duke e konsideruar si ndër më të mirët kjo pasi e ndryshoi edhe rrjedhën e lojës.
“E thashë edhe më parë, Pedri i bën të gjithë më të mirë. Ai e ndryshon lojën. Ai lidhet shumë mirë. Olmo luajti më mirë edhe në pjesën e dytë. Por gjëja e rëndësishme është që të gjithë luftuan si një njësi.”
Përndryshe Flick ka shtuar se në San Mames është gjithmonë e vështirë të luhet,dhe në fund shton se kjo fitore është e vlefshme për skuadrën.
Kujtojmë që Barcelona fitoi 1:0 kundër Athletic Bilbaos me golin e Lamine Yamal,dhe mbetet edhe më tutje lider me 67 pikë 4 më shumë se rivali i përbetuar Real Madrid.