• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hansi Flik nuk sheh statistikat

28/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pamplona do të jetë stacioni i radhës për Barcelonën kryesuese në La Liga. Katalanasit kryesojnë kampionatin me 7 fitore radhazi dhe nëse ia dalin në Pamplona do të arrijnë kuotën e 8 sukseseve, për të barazuar rekordin e vet në La Liga, i vendosur 11 vjet më parë nga skuadra e drejtuar asokohe nga Gerardo Martino.

Por Hansi Flik është i interesuar vetëm për tri pikët dhe jo për rekorde të mundshme.

“Gjithnjë është bukur të fitosh. Objektivi ynë është të fitojmë, nuk mendojmë te rekordet. Ne shkojmë në Pamplonë dhe e kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar edhe pse i dimë vështirësitë që na presin. Ata janë shumë të fortë, veçanërisht në fushën e tyre. Kanë një mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozëria e tyre. Kjo gjë më kënaq sepse do të luajmë në një ambient të mrekullueshëm”, tha Flik.

Një nga pikat e forta të Barcelonës në këto javë të para ka qenë se ekipi ka ruajtur një standard loje, ndonëse trajneri Flik ka bërë rotacion në formacionin titullar. Trajneri i blaugranave ka nënvizuar se dhe ndaj Osasunës mund të ketë lëvizje. “Do të ketë ndonjë lëvizje. Po luajmë shpesh, kalendari është i ngjeshur dhe duam të mos rrezikojmë me lojtarët. Por natyrisht që ka lojtarë pa të cilët nuk mund të bëjmë, sepse na nevojitet eksperienca e tyre. Po përmend Levandovskin apo Rafinjën. Jemi gati për betejën e radhës”, shtëpi Flik.

Në konferencën për shtyp, Flik nuk mund të mos ngacmohej edhe për sa i përket portës. Dhe trajneri ka qenë i prerë, duke treguar besim absolut tek Injaki Penja. “Jam i qetë për portën, sepse Injaki Penja po bën mjaft mirë. Ai ka besimin tonë dhe besimin në vete.

Mendoj se mund të jetë titullar gjatë gjithë sezonit”. Trajneri i Barcelonës ka lëshuar dhe një surprizë në konferencën për shtyp, duke vlerësuar me notat maksimale mbrojtësin Zhyl Kunde. “Unë kurrë nuk kam pasur një lojtar të tillë më parë. Pas ndeshjes, ai dëshiron të stërvitet. Gjithmonë… Ai kujdeset shumë për veten. Nuk është normale. Qëndrimi i tij nuk është i zakonshëm, por është shumë mirë”, deklaroi Flik.

Next Post

Ndeshje interesante në Premier League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.