Të hënën edhe zyrtarisht është hapur afati kalimtar në basketboll për lojtarë të huaj dhe vendor, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës.
FBK-ja, ka bërë të ditur se klubet në të dyja konkurrencat mund të regjistrojnë lojtarët, qofshin të huaj apo vendor deri më datën 23 gusht.
Në të vërtetë, klubet e basketbollit si te meshkujt ashtu edhe femrat, tashmë janë përforcuar me lojtarë vendor dhe të huaj, të cilët i kanë prezantuar.
Bazuar në atë që është parë deri më tani, FBK-ja ka paralajmëruar se sezoni 2024/25 do të jetë tejet interesant.
Madje, disa prej klubeve të meshkujt kanë filluar me fazën përgatitore pasi Superliga në këtë konkurrencë nis muajin tjetër.
“Klubet pritet të jenë mjaft aktive në afatin kalimtar, duke marrë parasysh edhe synimet që i kanë për edicionin e ri”, ka shkruar ndër të tjera FBK-ja.
Kampion në fuqi në konkurrencën e meshkujve është Trepça, ndërsa te femrat ka dominuar skuadra e Bashkimit nga Prizreni.