Friday, 15. May 2026
Sport

Hapet zyrtarisht “IHF Trophy” në palestrën 1 Tetori në Prishtinë

GS 11/10/2023 1 Min. Lesezeit

Është hapur zyrtarisht kampionati IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet e grupmoshës U19 dhe U17.

  

Ceremonia hapëse është mbajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku edhe po zhvillohen ndeshjet e kësaj ngjarjeje me rëndësi.

Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini u ka dëshiruar mirëseardhje ekipeve pjesëmarrëse, duke u dëshiruar suksese sportive dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë.

Garën e shpallën të hapur presidenti Saraçini dhe delegati i IHF-së, Kay Holm./Lajmi.net/

  

  


Teilen: