• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Harrojmë Stambollin, duam të fitojmë gjithçka”, Mkhitarian: Interi po ndryshon, por jemi një nga…

12/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Henrik Mkhitarian ka qenë një nga titullarët e padiskutueshëm të Interit sezonin e shkuar dhe pritet të jetë i tillë edhe këtë vit edhe pse është tashmë 34 vjeç dhe konkurrenca në skuadër është shtuar. Për blerjet e reja në mesfushë, ndryshimet në organikë dhe objektivat, armeni ka folur në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” duke kërcënuar rivalët.

mkhitarjan

Në çfarë pike ka mbërritur rritja e skuadrës?

Jemi në një moment transformimi, pasi kemi ndryshuar shumë, por duke qëndruar edhe vetvetja. Janë ndryshe struktura dhe cilësitë e individëve, por jo mënyra në të cilën luajmë. Punojmë për t’u përmirësuar të gjithë bashkë, të rinj e të vjetër.

Çfarë ndryshon në punën tuaj në mesfushë tani që keni kaluar nga një pikë referimi si Xheko ose Lukaku te një si Turami?

Markusin e ndjek prej pak kohësh dhe më pëlqen mënyra si lëviz. Është i shpejt dhe teknik dhe do të na takojë ne të gjejmë mënyrën si ta shërbejmë. Ai ka një hapësirë të madhe për t’u zhvilluar, do ta ndihmojmë të përmirësohet, por edhe ai do të na përmirësojë shumë ne.

Në mesfushë u largua Brozo dhe erdhi menjëherë Fratezi.

Kemi humbur një lojtar shumë të rëndësishëm, por ka ardhur një djalë shumë i fortë. Nuk them që Fratezi do të bëhet shumë i fortë, them që është aktualisht i tillë.

Si ndryshon reparti me një si Davide?

Përveçse di të japë asiste dhe të luajë mirë me top, di edhe të shënojë. Sapo shikon një hapësirë e sulmon atë dhe kjo është një karakteristikë e rëndësishme. Mund të jetë një armë më shumë që u shtohet të gjithë atyre që kemi në skuadër.

U shtua edhe Samarxhiç, që me të majtën e tij duket se do t’ju konkurrojë.

Vitin e shkuar kur e kishim kundërshtar e pamë potencialin dhe talentin e tij dhe nuk kam menduar asnjëherë se konkurrenca ishte problem: sa më shumë të jemi aq më mirë është. Në fund luftojmë të gjithë për të njëjtin objektiv: për fitore dhe trofe.

Me këtë përzierje të rinjsh dhe lojtarësh me eksperiencë ashtu si teknikë dhe shpejtësi, ka Interi një nga mesfushat më të mira në Europë?

Në letër po, pastaj duhet të kalojmë nga fjalët në fakte. Duhet të tregojmë me paraqitje që e meritojmë gjithë këtë konsideratë. Sezoni do të jetë i gjatë dhe të gjithë mund të ndihmojnë për të arritur objektivat.

Mes objektivave, a është edhe demonstrimi se finalja e Champions-it nuk ishte rastësi?

Të arrish një herë në majë është më pak e vështirë sesa të përsërisësh të njëjtën rrugë ose të vendosesh në një nivel të caktuar. Natyrisht, ne jemi gati për sfidën, sepse kemi një ekip vërtet të fortë. Të shohim cilin do të kemi në grup dhe pastaj do të nisë sërish garën. Ne jemi këtu, por nuk është vetëm Champions League. Titulli është objektivi i të gjithëve, ne e dimë se sa e rëndësishme është për tifozët, por të mos harrojmë Kupën e Italisë dhe Superkupën. Ne i duam edhe ata, janë trofe që të shtojnë urinë për të fituar.

Benzina për ta provuar sërish vjen nga finalja e Stambollit?

Jo, ky është një kapitull i mbyllur, një histori tjetër. Tani një rrugë e re fillon të ndërtohet ditë pas dite.

Sa herë keni menduar për Stambollin gjatë verës?

Epo, pothuajse çdo ditë. Kjo është pothuajse një ndeshje e jetës: ndoshta do të ndodhë përsëri, ndoshta jo… Sigurisht, është keqardhje e madhe, sepse e merituam të fitonim. Të gjithë prisnin që Siti të na mposhte me lehtësi dhe në vend të kësaj ishim superiorë.

Por si është të luash praktikisht çdo ndeshje dhe më pas të dëmtohesh pak para finales së Ligës së Kampionëve?

Ishte fat i keq që u dëmtova pikërisht kundër Milanit. Isha jashtë për tri javë dhe bëra gjithçka për të qenë gati për Stambollin. Gjithsesi, nuk duhet të merremi më me të shkuarën, por vetëm me të ardhmen dhe duhet të mendojmë pozitivisht.

Me një vit tjetër mbi shpatulla, a mendoni se mund të mbani të njëjtin nivel të lartë si vitin e kaluar?

Sigurisht, jam i përkushtuar të qëndroj në formë. Jam gati të filloj fuqishëm, të jap gjithçka për të qëndruar në maksimum. Nuk ka sekrete, edhe pse në fakt ka një dhe janë shokët e mi të skuadrës. Vetëm nuk shkohet asgjëkund. Pastaj unë bëj pjesën time, punën fizike, rikuperimin, anën psikologjike. Është një kombinim faktorësh. Në fund të fundit, futbolli është demokratik: të kthen gjithçka që i jep.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Batatina: Deputeti belg mbeti i habitur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.