Monday, 5. October 2026
Futboll

Harry Kane: Fitore se kjo ndaj Kroacisë na motivojnë më shumë, jemi të uritur për sukses

GS 05/10/2026 2 Min. Lesezeit

Anglia e Thomas Tuchel ka dhënë një sinjal të fortë për pjesën tjetër të Evropës. Fitorja dërrmuese 7-0 ndaj Kroacisë në Nations League konfirmoi forcën sulmuese të “Tre Luanëve”, të cilët dominuan një ndeshje që paraprakisht mund të kishte fshehur disa kurthe.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, i cili shënoi dy herë, duke e çuar bilancin e tij në 89 gola në 124 paraqitje ndërkombëtare, e sheh paraqitjen në Rijekë si një model për t’u ndjekur: “Edhe kur ishim në avantazh 1-0, u përpoqëm të shënonim të dytin, pastaj të tretin, e më pas të katërtin; ky duhet të jetë mentaliteti ynë,” shpjegoi Kane.

“Kur ke një stil të caktuar loje, nuk mund të zgjedhësh thjesht se kur ta zbatosh atë. Kërkohet përkushtim i vazhdueshëm. Nuk duhet të ndalosh kurrë“, tha sulmuesi i Bayern Munich, që theksoi rëndësinë e ruajtjes së ambicieve të larta, veçanërisht në ndeshjet e mëdha.

“Kur fiton katër, do pesë. Duhet të kesh një mentalitet vërtet të uritur për sukses. Nevojitet një ndryshim, veçanërisht në ndeshjet dhe turnetë më të rëndësishëm, dhe ndeshje si kjo vetëm sa na ndihmojnë. Nuk mund ta marrim si të mirëqenë një fitore të tillë, sepse mund të kishte qenë një ndeshje vërtet e vështirë për ne”, tha Kane.

“Gjithçka ka të bëjë me dërgimin e mesazheve, jo vetëm për veten tonë, por edhe për skuadrat e tjera në mbarë Evropën. Besoj se ia dolëm ta bëjmë këtë edhe këtë herë. Jemi të uritur për sukses. Jemi një skuadër e re. Kemi lojtarë në formë të jashtëzakonshme për momentin dhe mendoj se të gjithë janë të entuziazmuar për të zbritur në fushë. Paraqitje të tilla vetëm sa do të na motivojnë edhe më shumë“, tha kapiteni.

Teilen: