Sipas Uli Hoeness, Harry Kane i ka thënë Bayern Munichut se dëshiron t’i bashkohet me ta këtë verë.
Dy oferta të Bayern Munich janë refuzuara për kapitenin e Tottenhamit në javët e fundit.
Presidenti i Tottenham, Daniel Levy është i vendosur të mbajë sulmuesin, i cili ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale dhe shpreson se ai do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.
Por sipas Hoeness, i cili tani shërben si president nderi i Bayernit dhe pjesë e bordit mbikëqyrës të klubit, Kane ka sinjalizuar synimin e tij për t’u bashkuar me kampionët gjermanë.
“Harry Kane ka sinjalizuar qartë në të gjitha bisedat se vendimi i tij është marrë”.
“Ai dëshiron të luajë në garat evropiane dhe për fat të mirë për ne Tottenhami nuk do të luajë vitin e ardhshëm. Ai tani ka një mundësi tjetër për të ardhur në një klub prej më të mirëve në Evropë”.
“Ajo që na pëlqen të gjithëve: Këshilltarët e tij janë gjithashtu shumë të kënaqur me këtë rast. Deri më tani, babai dhe vëllai i tij i kanë qëndruar gjithmonë asaj që kanë premtuar. Nëse qëndron kështu, atëherë është në rregull’”, ka thënë Hoeness.