• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Harry Kane ndryshon historinë e Bayern Munchen

11/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munchen, më në fund e mbylli operacionin për Harry Kane.

Sulmuesi aq i dëshiruar nga bavarezët, mund të prezantohet që këtë të shtunë, në fund të Superkupës që kampionët e Gjermanisë do të luajnë kundër Leipzigut në “Allianz Arena”.

Bayerni do të paguajë në total 220 milionë euro, duke marrë në konsideratë kartonin 100 milionë euro + 20 të tjera si bonuse. Dhe pagën e sulmuesit, 25 milionë euro bruto në vit deri në 2027.

Bëhet fjalë për blerjen më të shtrenjtë të klubit bavarez, shumë më tepër se 80 milionët e shpenzuara për Lucas Hernandez në 2019.

Në sezonin e fundit, golashënuesi më i mirë i Bayernit ishte Gnabry me 17 gola në total, larg paraqitjeve të Lewandowskit.

Icili gjatë 8 viteve në Mynih vetëm një sezon shënoi 25, pastaj gjithë të tjerët nuk zbriti poshtë 40 golave në sezon!

Një zgjedhje strategjike kjo e klubit bavarez që një vit më parë provoi të afrohej me Kane, por duke kuptuar që Tottenhami kërkonte shifra të mëdha.

Në këtë mënyrë vendosën të investonin te Mane, i cili nuk ishte një 9-sh i pastër, për të pritur 12 muaj. Dhe për të rinisur sulmin për bomberin anglez që në 2024 mund të lirohej me parametra zero.

Next Post

Elon Musk dhe Mark Zuckerberg përleshen në Romë/ Ndeshja e shumëpritur, në kryeqytetin e gladiatorëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.