Njëri nga lojtarët kryesor të Suharekës, Donat Hasanaj ka vazhduar kontratën me klubin e promovuar në elitën e futbollit kosovar.
Mbrojtësi i djathtë ka qenë nga lojtarët më të dalluar në Ligën e Parë, dhe pas paraqitjeve fantastike, ka ardhur dhe kontrata e re.
Zyrtarisht Hasanaj me klubin e Suharekës ka firmosur deri në vitin 2026.
Disa skuadra ishin të interesuara për Donatin, por në fund e ardhmja e tij është vendosur të jetë në Suharekë.