Wednesday, 18. March 2026
Sport

Hasanaj shpallet “Ylli i Javës”

GS 01/12/2025 2 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i krahut, Donat Hasanaj e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë në Superligë për xhiron e 15-të, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën.

Hasanaj është shpallur “Ylli i Javës”, pasi Komisioni i Veteranëve të futbollit, e ka konfirmuar si më të mirin duke vlerësuar lart paraqitjen e tij.

Hasanaj ishte njëri prej lojtarëve kyç te Prishtina e Re, ekip që triumfoi me rezultatin e thellë 4:1 kundër skuadrës së Prishtinës.

Krahas ndërhyrjeve të rëndësishme në këtë fitore me vlerë të madhe të Prishtinës së Re, Hasanaj arriti të shënojë edhe gol.

Kjo është hera e parë këtë sezon, që Hasanaj nderohet me çmimin “Ylli i Javës” nga FFK, çmim që ndahet për lojtarin me performancën më të mirë pas përfundimit të secilës xhiro.

Me të marrë këtë çmim, Hasanaj u shpreh tejet i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar.

Hasanaj ka falënderuar bashkëlojtarët, të cilët sipas tij, kanë kontribuar që ai të shpallet më i miri i javës.

Ai shtoi se përkundër ndryshimeve të mëdha dhe ndërrimit të trajnerëve në këto 15-të xhiro, atmosfera te Prishtina e Re është shumë e mirë.

Prishtina e Re nisi sezonin me trajnerin Elon Berisha, për të vazhduar me Shpëtim Babajn dhe tani drejtohet nga Qëndrim Kida, i cili debutoi në fitoren bindëse ndaj Prishtinës.

Teilen: