Friday, 13. March 2026
Sport

Hazard dhe Alba në “luftë” për një vend tek Inter Majami, më i favorizuar është…

GS 06/07/2023 1 Min. Lesezeit

Inter Majami është në kërkim të një tjetër futbollisti dhe duhet të zgjedh mes Eden Hazard dhe Zhordi Albës.Collage Maker-06-Jul-2023-03-43-PM-9307

Sipas “Relevo” belgu është duket shqyrtuar opsionet për të varur këpucët ose për t’u kthyer në shtëpi për të luajtur për RWD Molenbik, një ekip i promovuar së fundmi në “Jupiler League” dhe ku luan vëllai i tij më i vogël Kilië.

Ndërkohë mbrojtësi spanjoll favorizohet për të qenë pjesë e skuadrës amerikane për shkak të miqësisë që ka me Lionel Mesin dhe Serxhio Buskets.

Gjithçka pritet të vendoset në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: