Sunday, 1. March 2026
Futboll

Hazard flet për lëndimin e tmerrshëm që bëri të dështonte te Real Madrid dhe shokun e kombëtares që i shkatërroi karrierën

GS 01/03/2026 2 Min. Lesezeit

I transferuar në vitin 2019 për 100 milionë euro nga Chelsea te Real Madrid, Eden Hazard pritej të ishte ylli i ri i madrilenëve dhe lojtari i tyre kryesor, gjë që nuk ndodhi kurrë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Hazard kujton momentin e hidhur që i shkatërroi karrierën dhe që ndodhi pikërisht gjatë një përballjeje në Champions League ndaj PSG-së, ku ndërhyrja e shokut të kombëtares, Thomas Meunier, ishte fatale për të.

“Isha në formë të shkëlqyer, pastaj Thomas Meunier më lëndoi dhe më shkatërroi gjithçka”, tregon Hazard.  E gjitha ndodhi gjatë një ndeshjeje në Champions League kundër Paris Saint-Germain në nëntor 2019, një ndërhyrje nga Thomas Meunier rezultoi në një frakturë në kyçin e këmbës së djathtë. Ky dëmtim ndryshoi gjithçka.

“Thomas Meunier më goditi me një forcë të paharrueshme, ishte jashtëzakonisht e vështirë për mua. Dhe mendoj se e bëri me qëllim, donte të më lëndonte dhe më vonë më tha se donte që unë të lëndohesha”, shtoi Hazard.

Belgu zbuloi gjithashtu se problemi nuk ishte i ri. “Kam pësuar të njëjtën frakturë dy ose tre vjet më parë te Chelsea. Sapo isha kthyer nga një dëmtim dhe pastaj mora një tjetër në të njëjtin kyç kundër Levante. Atëherë filluan problemet”, tha Hazard.

Teilen: