Sipas ‘Marca’, Eden Hazard pritet që së shpejti të njoftojë pensionimin nga futbolli.
Vitet e fundit të karrierës së Hazard kanë lënë për të dëshiruar.
Në qershor të 2019 belgu bëri lëvizjen e shumë dëshiruar, drejt Real Madridit.
Transferimi i tij në gjigantin spanjoll u përcoll me bujë të madhe, por që rezultoi dështim për lojtarin.
Ai pësoi një lëndim të rëndë në një ndeshje me Paris Saint-Germain, dhe që nga aty nuk arriti të marrë veten.
Për katër vite me ‘Mbretërit’ Hazard bëri vetëm 76 paraqitje, duke shënuar shtatë gola dhe dhuruar 12 asistime.
Këtë verë ai shkëputi kontratën me Realin dhe tani është lojtar i lirë.
Shumë media aluduan që Hazard mund të tërhiqet nga futbolli.
E ashtu ka njoftuar së fundmi ‘Marca’, sipas këtyre të fundit ai është shumë pranë të njoftojë pensionimin.
Belgu është vetëm 32 vjeç, në Chelsea kishte karrierë fenomenale, por në Real Madrid cilësohet si transferim i dështuar./Lajmi.net/