Monday, 13. April 2026
Futboll

Hazard vlerëson Dembélé: Talent i jashtëzakonshëm prej 10 vitesh, tani po jep maksimumin

GS 13/04/2026 2 Min. Lesezeit

Sezoni i Ousmane Dembélé me fanellën e PSG mund të mos ketë arritur kulmet e jashtëzakonshme të sezonit të kaluar, që e çoi drejt fitimit të “Topit të Artë”, por shifrat mbeten në nivel shumë të lartë. Sulmuesi francez ka regjistruar 14 gola dhe 8 asistime në të gjitha kompeticionet, duke u konfirmuar si një element shumë efektiv në repartin ofensiv të klubit parizien. Një vazhdimësi që dëshmon ndikimin e tij, edhe kur paraqitjet nuk bëjnë gjithmonë bujë.

Rritjen e tij e ka theksuar edhe Eden Hazard, i cili ka shprehur vlerësim të madh për ish-lojtarin e Barcelonës: “Puna shpërblehet, ai është prova për këtë. Të gjithë e dimë që Ousmane ka një talent të jashtëzakonshëm, e dimë prej 10 vitesh. Tani po e shohim vërtet të shprehet”.

Hazard nënvizoi edhe rolin e stafit teknik të PSG-së: “Ka një trajner që e ndihmon shumë, që di ta menaxhojë. Ky është futbolli që duam të shohim”. Një vlerësim i rëndësishëm për Dembélé, i cili po kalon një fazë ku talenti dhe pjekuria duket se po gjejnë më në fund ekuilibrin e duhur, në shërbim të ambicieve europiane të PSG-së.

 

Teilen: